Një polic është sulmuar ditën e diel nga një person i cili ka refuzuar t’i zbatojë urdhrat e zyrtarit policor.
I dyshuari ka goditur policin duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:40.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar automjetin nuk i kishte zbatuar urdhrat e zyrtarit policor për ndalim dhe e kishte goditur zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime. I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte braktisur automjetin e tij. Automjeti i braktisur është sekuestruar, ndërsa më vonë, i dyshuar i lartcekur është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Shkruan Telegrafi/