Vrasja në Malishevë, policia jep detaje

Një person dyshohet se është vrarë sot rreth orës 13:30 nga një armë e zjarrit në Malishevë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Telegrafin ka thënë se janë në kërkim të dyshuarit/ve.

Sipas tij, të dyshuarit e kësaj vepre penale janë në kërkim nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë