Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten mbrëma në magjistralen Prishtinë-Pejë, si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 21:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran)”.
Njësitet policore nga vendi i ngjarjes njoftojnë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vend-ngjarje”, u shpreh Krasniqi. /Shkruan Telegrafi/