Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohen për 20 vjedhje në rajonin e Gostivarit. Të njëjtit janë të dyshuar edhe për vjedhjen e 48 deleve në Gradec.
“Më 06.09.2023 rreth orës 10.15 në Dobërdoll të Gostivarit, efektivët e policisë të NJ.P. Gallatë të DPB-Gostivar, kanë privuar nga liria 18-vjeçarin J.M dhe 23-vjeçarin A.D., të dy nga ky fshat. Ata dyshohen se vitin e kaluar kanë kryer njëzet vjedhje të rënda në rajonin e Vrapçishtit dhe në Tetovë, nëpër shtëpi dhe ndërtesa të tjera duke vjedhë para, gjësende me vlerë, bagëti dhe kështu me radhë”.
“Ata dyshohen gjithashtu për vjedhjen e kryer më 04.09.2023, me hambarin në pronësi të 49-vjeçarit A.A. nga Gradeci i Gostivarit ku kishin vjedhur 48 dele. Disa nga delet e vjedhura janë gjetur dhe kthyer tek pronari. Me një parashtresë përkatëse kundër tyre, sot ata do të sillen para gjykatësit në një procedure të paraprake nga Gjykata Themelore Gostivar”, thonë nga SPB-Tetovë. /Shkruan Telegrafi/