Arrestohet një person që ishte i përfshirë në kontrabandimin e migrantëve

Prokuroria Speciale njofton se Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte i përfshirë në kontrabandim me migrantë.

Sipas njoftimit, A. K. është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kontrabandimi me migrantë”, nga neni 164 dhe veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i Kodit 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë