Deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviq ka reaguar pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, që la të vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër u plagos.
Mijatoviq në një postim në platformën “X” ka shkruar se për këtë ngjarje Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë.
Ai ka shkruar tutje se “loja e dyfishtë mes kishës ortodokse dhe shtetit serb duhet të ndalet”
“Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë. Kushdo që ka grumbulluar armë nëpër manastire prej vitesh mban përgjegjësi nëse vriten njerëz me to. Loja e dyfishtë mes kishës ortodokse dhe shtetit serb duhet të ndalet – në të gjithë rajonin”, ka shkruar Mijatoviq. /Shkruan Telegrafi/