Fluksi i turistëve në Shqipëri, 25 anije turistike dhe 1,657 jahte në portet e vendit

Shqipëria po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar.


Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se 25 anije turistike (krocera) dhe 1,657 jahte kanë hyrë që nga fillimi i vitit në portet e vendit, atë të Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit.

Porti i Durrësit priti 2 krocera dhe 115 jahte, ai i Vlorës 8 krocera dhe 179 jahte, në Sarandë u ankoruan 15 krocera dhe 1,257 jahte, ndërsa në portin e Shëngjinit u ankoruan 106 jahte.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gati 5.2 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 7 muajve të këtij viti, duke shënuar një rritje me 30.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-shit.

Gjatë shtatëmujorit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me rreth 5 milionë shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 131,236 dhe 34,3721 shtetas. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë