Grabitje e armatosur në Prishtinë, policia në kërkim të dy personave

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:48 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Viktima ka raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para.

“Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë