Grabitje në një bankë në Prishtinë, Policia arreston njërin nga të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer sot një grabitje në një bankë.


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes”, deklaroi ajo.

Ahmeti shtoi më tej se lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë