Grafite të shkruara kundër Kosovës në muret e disa shtëpive në Leposaviq  

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten, në orën 00:40.

“Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë