Harvardi zgjidhet shkolla më e keqe për “Lirinë e Fjalës” – merr zero pikë nga 100 të mundshmet

Universiteti i Harvardit është zyrtarisht shkolla më e keqe për “Lirinë e Fjalës” në vitin 2023.

Fondacioni për të Drejtat Individuale dhe Shprehjen (FIRE) publikoi renditjen vjetore të lirisë së fjalës në kolegje të enjten, e cila quajti gjendjen e lirisë së fjalës në shkollën Ivy League “katastrofike”.

“Unë nuk jam plotësisht i befasuar”, tha Sean Stevens, drejtor i sondazheve dhe analitikës në FIRE. “Ne i kemi bërë këto renditje për vite me radhë dhe Harvardi është vazhdimisht afër fundit”, shtoi ai, raporton nypost.

Pavarësisht se ishte institucioni akademik më i njohur në botë, Harvardi mori zero pikë për fjalën e lirë në një shkallë prej 100 pikësh – plot 11 pikë prapa shkollës tjetër më të keqe.

FIRE thotë se rezultati i mjerueshëm ishte “bujar”, duke pasur parasysh se rezultati aktual i Harvardit ishte -10.69, sipas llogaritjeve të tyre.

Rezultati i Harvardit u zvogëlua nga fakti se nëntë profesorë dhe studiues në Harvard u përballën me thirrje për t’u ndëshkuar ose pushuar në bazë të asaj që kishin thënë ose shkruar për ta – dhe shtatë nga nëntë u ‘disiplinuan’.

Rezultati është llogaritur bazuar në faktorë, duke përfshirë sa të forta janë politikat e shkollës në favor të lirisë së fjalës dhe sa profesorë, studentë dhe folës të kampusit janë shënjestruar nga autoritetet për fjalimin e tyre.

Renditja gjithashtu merr parasysh ndjenjën e studentëve për lirinë e fjalës bazuar në sondazhin FIRE të kryer në partneritet me firmën kërkimore College Pulse.

I dyti më i keqi në listë ishte Universiteti i Pensilvanisë në Filadelfia, i ndjekur nga Universiteti i Karolinës së Jugut në Kolumbia, Universiteti Georgetown në DC dhe Universiteti Fordham në Bronx dhe Manhattan.

Shkolla numër një për fjalën e lirë ishte Universiteti Teknologjik i Michiganit në Houghton, Michigan. Shkolla ka marrë 78.01 nga 100 pikë të mundshme.

Universiteti Auburn, Universiteti i New Hampshire, Universiteti Shtetëror i Oregonit dhe Universiteti Shtetëror i Floridës përfunduan pesëshen e parë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë