Hulk Hogan martohet për herë të tretë, kurorëzon dashurinë me Sky Daily

Hulk Hogan u martua për herë të tretë gjatë fundjavës pasi kurorëzoi dashurinë me Sky Daily në Clearwater Të Floridas.

Ish-ylli i WWE, 70 vjeç dhe instruktorja e jogës 45 vjeçe u martuan para një grupi të vogël të anëtarëve të familjes gjatë të premtes që lamë pas, vetëm dy muaj pasi ai i propozoi.

Ceremonia private u zhvillua brenda kishës Baptiste Indian Rocks, ku pastori i tyre, Aaron Filippone drejtoi procedurat zyrtare të martesës.

Nusja mahniti me një fustan të bardhë pa rripa nga Rue de Seine dhe stiloi flokët e saj bionde me kaçurrela me volum.

Pamjes së saj për ditën e veçantë i shtoi edhe një bylyzyk dhe një varëse gjerdan, së bashku me unazën e saj të martesës, e cila besohet të jetë me vlerë rreth 500 mijë dolarrë (469 mijë euro).

Hogan, emri i plotë i të cilit është Terry Gene Bollea, kishte veshur një kostum tradicional të zi me këmishë të bardhë dhe kravatë gjithashtu të zezë.

Vajza e madhe e ikonës së mundjes, Brook Hogan, thuhet se nuk arriti të ishte në ceremoni, Megjithatë, djali i tij, Nick Hogan, ishte i pranishëm.

Tre fëmijët e Daily ishin gjithashtu të pranishëm për të dëshmuar martesën e nënës së tyre.

Të porsamartuar njoftuan për herë të parë fejesën e tyre në korrik pas romancës për një vit.

Atleti i famshëm ishte më parë i martuar me Linda Hogan nga viti 1983 deri në vitin 2009. Ata kanë dy fëmijë Brooke dhe Nick.

Ai u martua me gruan e tij të dytë, Jennifer MCDaniel, në vitin 2010, por çifti u ndan 11 vjet më vonë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë