February 10, 2026
# Tags
#Lajme

I shkakton lëndime viktimës femër – arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “privim i kundërligjshëm i lirisë”.

Policia ka theksuar se i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Shkruan Telegrafi/

I shkakton lëndime viktimës femër – arrestohet prishtinasi

Vazhdojnë të jenë të mbyllura dy pikat