Dy persona janë arrestuar të hënën në Gjilan, pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur cigare me substancë të dyshuar narkotike.
Policia njofton se gjatë arrestimit të tij, i njëjti ka rezistuar dhe e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Po ashtu, i dyshuari tjetër bëhet e ditur se e ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës.
“Gjilan, 11.09.2023-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike, me ç’rast gjatë arrestimit të të njëjtit , i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, po ashtu i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit kujdestar, njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Shkruan Telegrafi/