Kallëzim penal ndaj një 27-vjeçarit nga Kumanova, ka sulmuar punonjësit e policisë pyjore

Zyra e jashtme për punë kriminale në Kriva Pallankë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.D.(27) nga Kumanova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”, njoftojnë nga MPB.

Siç njoftojnë nga MPB kundër kumanovarit është paraqitur kallëzim penal për shkak se ka kanosur me sharrë elektrike dhe ka tentuar të godasë një polic pyjor.

“Me datë 17.07.2023 në fshatin German të Krivapallankës përderisa punonjësit e policisë pyjore kanë kryer kontrolle dhe kanë konstatuar parregullsi në transportin e drunjve, i akuzuari i ka kanosur me sharrë elektrike, pas së cilës ka tentuar të godasë edhe me veturë një punonjës të policisë pyjore”, thuhet në njoftimi e policisë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë