Konfiskohen lëndë narkotike e armë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar veturën që drejtohej nga një person i dyshuar dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00 në rrugën “Hamëz Jashari”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2.8 gramë kokainë, 15.1 gramë marihuanë, një revole, 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore digjitale dhe disa qese për paketimin e lëndëve narkotike.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë