Kosova ndau 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndaj gjysmë milionë euro për familjet turke të prekura nga tërmeti i ndodhur në muajin shkurt.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në arsyetimin e këtij vendimi ka thënë se kjo ndarje e mjeteve vjen pas takimeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

“Parashihet të ndahen 500 mijë euro. Kjo ndarje vjen si mbështetje për qytetarët në Turqi pas tërmetit. Andaj marr parasysh nevojën për një nevojë të tillë, ju ftoj që ta miratoni këtë propozim”, ka thënë Murati.

Kujtojmë se dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.7 dhe 7.6 shkallësh të Rihterit kanë goditur Turqinë më 6 shkurt.

Ndryshe, autoritetet turke kanë raportuar se deri më tani kanë vdekur mbi 50 mijë persona ndërsa janë shembur ose dëmtuar rreth 40 mijë ndërtesa. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë