Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor.
Reklama
IHK njofton se në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Shkruan Telegrafi/