Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sërish policin që u vra nga grupe terroriste, Afrim Bunjakun.
Osmani thotë se dje i është dhënë lamtumira e fundit, heroit Afrim Bunjaku, transmeton Telegrafi.
“Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi. Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku”, ka shkruar presidentja në Facebook.
Polici Afrimi Bunjaku u vra më 24 shtator në veri derisa ishte në krye të detyrës. /Shkruan Telegrafi/