Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e EULEX-it sot në orët e hershme të mëngjesit kanë zbarkuar në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi, shihen zyrtarë të Policisë së Kosovës jashtë një objekti banesor në këtë lagje.
Ende nuk dihet se shtëpia e kujt po bastiset dhe cilat janë motivet e saj.
Telegrafi do të ju mbajë të informuar rreth ngjarjes. /Shkruan Telegrafi/