Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.
Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin D. S., 20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. K., 19 vjeç, banues në Prrenjas.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. S. dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime mjekësore shtetasi G. K. dhe K. M. Të cilët ishin pasagjerë. /Shkruan Telegrafi/