Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona në Prizren, pas operacionit kundër trafikimit me substanca narkotike.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se operacioni u realizua sot paradite.
“Sot, në orët e paradites Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policorë, i cili përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit.
Operacioni policor ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotik, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar”, konfirmoi ai.
Policia në vazhdimësi është kryer operacione në luftë kundër substancave narkotike. /Shkruan Telegrafi/