Fluturaket pa pilot të ukrainasve janë rrëzuar në afërsi të Moskës, në rajonin jugor Rostov dhe Bryansk dhe jugperëndim.
Sipas mediave ruse, tri ndërtesa janë dëmtuar në qytetin Rostov, kurse një person është lënduar kur njëri nga dronët u rrëzuar në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.
Droni i dytë në rajonit Rostov ka rënë në periferi të qytetit, kurse në Bryansk copëzat e njërit nga dy dronët e shkatërruar kanë thyer dritaret e stacionit të trenit dhe kanë shkatërruar veturat e parkuara në afërsi.
Në Rostov shpërthimet janë regjistruar në afërsi të komandës ushtarake të qarkuar jugor, nga ku ushtria ruse koordinon agresionin në Ukrainë.
Dronët e ukrainasve kanë filluar të bëhen diçka e zakonshme në territorin e Rusisë, ku pothuajse çdo ditë raportohet për shpërthime të fluturakeve pa pilot. /Shkruan Telegrafi/