Policia nga SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër L.A.(35) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “tentim vrasje” dhe kundër N.M.(36) nga Kumanova për shkak të dyshimin për veprën e kryer penale “mosdhënia e ndihmës”.
“Më 29.7.2023 në Kumanovë, pas një debati të mëparshëm, L.A. e ka lënduar me thikë N.S., pas së cilës është larguar, ndërsa N.M., i cili ka qenë gjatë gjithë kohës, e ka lënë në rrugë dhe nuk e ka ndihmuar N.S., i cili ishte në rrezi”, njoftojnë nga MPB. /Shkruan Telegrafi/