Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për zhdukjen e dy personave në Gjilan dhe Gjakovë.
Ankuesja femër kosovare nga Gjilani, ka informuar se viktima mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.
Edhe në Gjakovë, ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij, rasti në procedurë hetimore. /Shkruan Telegrafi/