Zhduket një person në Gjakovë

Një person ka raportuar se një person tjetër ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 21.09.2023 rreth orës 18:00, në Gjakovë.

Tutje në raport bëhet e ditur se njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

“Ankuesi mashkull kosovar me datën 25.09.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raport. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë