February 9, 2026
# Tags
#Kosovë #Lajme

A po pastrohet kryeqyteti nga mbeturinat?

Kryeshefi i Ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka folur në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM lidhur me ankesat e qytetarëve për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.

Ai tha se problemet më të mëdha po paraqiten në disa lagje ku shërbimi kryhet nga operatori privat.

“Ankesat janë shtuar sidomos në Kodrën e Trimave, Emshir ose Kalabri, një pjesë e Dardanisë, Matiqan dhe Bardhosh me një pjesë të Bernicës. Këto janë lagje që prej 5-6 muajsh i mbulon operatori privat, i caktuar nga Komuna”, tha Reçica.

Sipas tij, në disa raste, ndonëse pastrimi ka qenë përgjegjësi e operatorit privat, Ndërmarrja “Pastrimi” ka ndërhyrë vetë.

“Ka ndodhur që deri në 4 javë të mos kryhet fare pastrimi, dhe në raste të tilla ne kemi dërguar ekipet tona, sepse ka qenë e pakuptimtë”, u shpreh Reçica. /Klankosova.tv/PortaliAlarm/

A po pastrohet kryeqyteti nga mbeturinat?

I dehuri me Porsche dyshohet se i