Arrestohet një 33-vjeçar në aeroport, ishte i dënuar për shtatë vepra penale dhe në kërkim për katër tjera
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në aeroport një person të dënuar për shtatë vepra penale dhe i kërkuar për katër të tjera, shkruan Reporteri.net.
Sipas Policisë, A.P, 33 vjeç, ishte i dënuar me 3.6 vite burgim për veprat penale: Mashtrim, Vjedhje, Prezantim i rremë si person zyrtar dhe Vjedhje të rëndë.
I njëjti pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit./Reporteri.net/PortaliAlarm/
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































