# Tags
#Kosovë #Lajme

Banorët në hall: Ujërat e zeza ”pushtojnë” oborret në Klinë të Mesme

Një banor nga Klina e Mesme e Skenderajt është ankuar për ujërat e zeza që, siç thotë, po depërtojnë deri te shtëpia e tij.

Ai tha se me këtë problem po përballet tash e 4 vite, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, ai tregoi se tubacionet janë dëmtuar dhe nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rregullimin e tyre.

“Gypat janë të ndërprerë, janë mbushur dhe pastaj del mbi dhe dhe shkon deri te shtëpia. Qe katër vite jam ankuar”, tha banori. /Klankosova.tv/PortaliAlarm/