Britania dërgon oficerë në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gazë
Britania e Madhe ka dërguar një numër oficerësh ushtarakë në Izrael, si pjesë e një taskforce shumëkombëshe të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ka për qëllim monitorimin e armëpushimit në Gazë.
Në një përgjigje me shkrim ndaj deputetit konservator James Cartlidge, ministri britanik i Mbrojtjes, Al Carns, konfirmoi se “një ekip i vogël oficerësh të planifikimit nga Mbretëria e Bashkuar, i udhëhequr nga një zëvendëskomandant, është integruar në Qendrën e Koordinimit Civil Ushtarak (CMÇ) të udhëhequr nga SHBA-të në Izrael”.
Sipas tij, kjo bëhet për të siguruar që Mbretëria e Bashkuar të mbetet e përfshirë dhe të japë kontribut në procesin e monitorimit të udhëhequr nga SHBA për stabilitetin e Gazës pas konfliktit, raporton RTKlive.
Carns theksoi se “ky ekip nuk po monitoron drejtpërdrejt armëpushimin në Gazë”, duke shtuar se Britania e Madhe vazhdon të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë “për të mbështetur armëpushimin dhe për të përcaktuar mënyrat më të përshtatshme për kontributin britanik në procesin e paqes”./RTKlive/PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































