February 10, 2026
# Tags
#Kosovë #Kulturë #Lajme

Edicioni i 6-të i Peja Jazz: Prej 23 deri më 26 tetor, dashamirët ftohen për të “eksploruar magjinë e këtij zhanri”

Peja Jazz po rikthehet me edicionin e 6-të për të bashkuar edhe një herë komunitetin e muzikë-dashësve, në katër mbrëmje dhe katër performanca, nga artistë kombëtar e ndërkombëtar, që eksplorojnë nuancat e ndryshme të muzikës jazz.

Çka nisi si një iniciativë spontante për të bërë bashkë njerëzit prej shtëpive, në kohëra izolimi e pasigurie tash është kthyer në një traditë të përvjetshme, e cila vjen në jetë çdo vjeshtë ose dimër kur qyteti duket se po bie në qetësi, transmeton Gazeta Express.

“Prej 23 deri më 26 tetor, çdo mbrëmje prej orës 20:00 festivali Peja Jazz fton të gjithë dashamirët e muzikës jazz, për të eksploruar së bashku magjinë e këtij zhanri, dhe për t’u bërë pjesë e jetësimit të skenës kulturore brenda qytetit, për të kujtuar prezencën dhe madhështinë që dikur muzika kishte për komunitetin lokal, dhe nostalgjinë që plot e ndjejnë për një të kaluar të artë”, thuhet në njoftimin e ekipit të Peja Jazz./GazetaExpress/PortaliAlarm/

Edicioni i 6-të i Peja Jazz: Prej 23 deri më 26 tetor, dashamirët ftohen për të “eksploruar magjinë e këtij zhanri”

Patenta e re për shoferë në BE