February 10, 2026
# Tags
#Kosovë #Kulturë #Kuriozitet #Lajme

Ku me shku e çka me bo, këtë javë?

Parashikimi i motit po thotë që kemi javë me diell rrezatus, kështu që edhe na po e sjellim një Monday Marks me agjendë rrezatuse, me rekomandime muzikore, filmike, artistike, bile edhe pak manga japoneze. 

Çka ka panorama e pasun e ngjarjeve? Nga jazzi që rikthehet në Pejë me Peja Jazz Festival në Kino Jusuf Gërvalla, deri te opera-tango “María de Buenos Aires” në Prishtinë, publiku ka mundësi me përjetu një përzimje të fuqishme emocionesh, zanash dhe ritmesh. Ekspozita “Nobody Saw This Coming” e Driton Selmanit në On Top Residencypremton një ndërthurje poetike mes artit dhe peizazhit, ndërsa në Tiranë, Adrion Manga Festival i dedikohet botës fantastike të mangave japoneze me tri ditë plot ngjyra, personazhe fantazishë dhe energji kreative.

Në Prishtinë, Samiti Feminist i Arteve Performative në Hamamin e Madh hap një kapitull të ri për artin e angazhum dhe solidaritetin feminist, ndërkohë që netët tjera në kryqytet mbushen me jazz, diskutime dhe party. Matteo Abu Odeh i sjell Frank Sinatrën në PI Bar, ndërsa Girls Night në Kometë ofron një hapësinë të lirë për çika me muzikë dhe lojëra. Këqyreni online filmin e shkurtë “Lucia” i xhiruar në Brezovicë nga Horizont Production, që sjell ndjeshmëri dhe estetikë në ekran, dhe për dashamirësit e modës vintage,  Trafika 64 ofron një përvojë vintage autentike në zemër të Prishtinës. 

Linku për ngjarjet:https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-20-tetor

Peja ka xhezerë t’mirë që kryesisht jetojnë e punojnë në Prishtinë por Peja Jazz, që ka mu mbajt nga 23 deri 26 tetor e rikthen jo veç jazzin kosovar në “Lulën e Dukagjinit” por performues nga mbarë Ballkani dhe bota për tre ditë festë muzikore në Kino Jusuf Gërvalla. Jemi në mes vjeshte, stinë perfekte për pak jazz. 

Me pa e dëgju: Opera-tango “María de Buenos Aires” e PriVocalFest / Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë

PrIVocalFest në bashkëpunim me Operën e Kosovës fton publikun në një ngjarje të rrallë muzikore: “María de Buenos Aires” të Astor Piazzollas, opera-tango që bashkon pasionin e tangos me dramatikën e operës. Më 21 dhe 22 tetor 2025, në orën 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Kori i Operës së Kosovës dhe Orkestra nën dirigjimin e Kushtrim Gashit ka me pru këtë vepër të jashtëzakonshme me solistët Flaka Goranci, Rizah Jahaj dhe Alban Goranci. Me regji, skenografi dhe kostumografi të Flaka Gorancit, dhe koreografi nga Raul De Marr, “María de Buenos Aires” osht një përvojë magjike ku muzika, poezia dhe lëvizja ndërthuren në një udhëtim poetik mes jetës dhe hijes, dashurisë dhe mëkatit.

Me pa: “Nobody Saw This Coming”, ekspozitë e Driton Selmanit / On Top Residency, Parks Nacional i Gërmisë

On Top Residency ka një koncept interesant, të ekspozimit në maje t’malit ku pejsazhi natyror osht si galeri enorme dhe hapësinë ekspozuse. Premisa osht intriguese edhe mesi s’po presim se çka do te sjellë artisti Driton Selmani, i njohun për dozën e vet të ironisë dhe komentit social, në këtë kontekst ekspozues. Me 26 tetor osht hapja.

Me lexu e m’u argëtu: Manga Festivali i tretë / Libraria Adrion, Tiranë

Mangat, apo stripat e vizatum japonez, e kanë pushtuar edhe botën shqiptare. Adrion Manga Festival rikthehet me edicionin e tij të tretë, këtë herë ma i madh dhe ma kreativ se kurrë ma heret. Në bashkëpunim me Universitetin POLIS, Maze of Games dhe OnComix, festivali sjell një koncept të ri me aktivitete, ekspozita dhe befasi për krejt të apasionumit mas botës së mangave dhe kulturës japoneze. Ma shumë artikuj, mă shumë zbritje dhe mă shumë argëtim ju presin më 24, 25 dhe 26 tetor – tri ditë të mbushuna me ngjyra, personazhe fantastike me sy t’pandës dhe frymë artistike.

Me marr pjesë e me pa: Samiti Feminist i Arteve Performative, Hamami i Madh, Prishtinë

Në kuadër të Indefinite Institute, më 21–23 tetor 2025, në Prishtinë ka mu zhvillu edicioni i parë i Samitit Feminist të Arteve Performative – një ngjarje e re dhe e guximshme që vendos artin dhe aktivizmin feminist në qendër të skenës kulturore të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. Samiti krijon një hapësinë bashkëpunimi mes artisteve, aktivisteve dhe komuniteteve për me eksploru artin performativ si mjet të rezistencës, fuqizimit dhe emancipimit. Përmes performancave, masterklasave, punëtorive dhe diskutimeve kritike, ngjarja synon m’i fuqizu zanat e çikave dhe grave në art, promovu praktika feministe e eksperimentale dhe me hapë dialog mbi barazinë gjinore dhe drejtësinë shoqërore. 

Me dëgju: Mbramje me kangët Frank Sinatrës, nga Matteo Abu Odeh / PI bar, Prishtinë

Kush nuk e ka këndu barëm nëj hit të Sinatrës, e kush s’ka marrë pjesë me nëj party, a darsëm a event që s’ka përfundu me “I did it my way”? Pi bar po e sjell një mbramje me kangë të amerikanit të famshëm performum si jazz operë nga Matteo Abu Odeh, të mërkuren e 22 tetorit. Ftesa osht për “një natë me jazz, soul dhe sofistikim”. Koxha ngashnjyese po doket. 

Me mingle me kcy e me bisedu: Girls Night / Kometë, Ulpianë

Lokali i porsahapun Kometë në lagjen e artistave në Ulpianë osht kah e organizen një natë për çika (na lexoni edhe një shkrim tonin, masi jemi te tema), me zbavitje, kcim, muhabet, lojna tavoline, muzikë dhe pije. Ngjarja osht me 22 tetor në ora 18:00.

Me pa: Filmi i shkurtë “Lucia” / VIMEO

Qe një film i shkurtë, i prodhum në Brezovicë nga Besnik Krapi dhe dostat e Horizont Production. Filmi i shkurtër “Lucia” sjell një portret intim të një artiste të pole dancing, përmes tri pjesëve që eksplorojnë përvojën dhe ndjeshmërinë e saj në artin e performancës si pole dancer. Regjisori francez Franck Trozzo Kazagui, i njohun për stilin e tij emocional dhe vizualisht të fuqishëm, ndërthur tregimin kinematografik me elemente novatore për me kriju një botë të thellë dhe sugjestive, ku arti bëhet rrëfim personal dhe estetik njëkohësisht. Krejt kjo n’Kosovë.

Me vesh: Vintigj store Trafika 64 / Rr. Hajdar Dushi, Prishtinë

Vintage osht tashmë trend global, edhe për shkak të vëmendjes së shtume në modë të qëndrushme, por edhe për shkak se realisht, po gjejmë si blerës sende t’mira me ja shtu garderobës me pak pare. Një shitore e re vintage Trafika 64 osht çelë në qendër të qyteti, anash sheshit Nëna Tereze, me plot duksa dhe dresa sportiv, patika Onitsuka, kapela bejzbolli. Unë e gjeta një dres Umbro të Anglisë edhe një jakne futbolli amerikan, kështu që po ju rekomandoj nëse jeni into vintage. Ka gjithçka në madhësi të përshtatshme, me çmime t’mira – plus ka online shop./GazetaExpress/PortaliAlarm/

Ku me shku e çka me bo, këtë javë?

Një tribunal që ka humbur rrugën