LDK zyrtarizon koalicionin me Nismën në Fushë Kosovë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar koalicionin me Nismën në Komunën e Fushë-Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Besnik Osmani, transmeton Telegrafi.
“Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores!Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, dy kandidatët për kryetar të kësaj komune, Besnik Osmani LDK, dhe Valon Prebreza LVV, do të përballen në balotazh.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor./Telegrafi/Portali Alarm/
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































