# Tags
#Kosovë #Lajme #Shqipëri

Lumi Vjosa zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar për përfshirjen e lumit Vjosa në programin “Njeriu dhe Biosfera”.

Rama bën të ditur se UNESCO tashmë ka bërë shpalljen e lumit Vjosa si zonë me vlerë botërore natyrore, transmeton Dukagjini.

“Njeriu dhe Biosfera” është një program shkencor shkencor ndërqeveritar që synon të krijojë një bazë shkencore për përmirësimin e marrëdhënies midis njerëzve dhe mjedisit të tyre.

Po ashtu qëllimi i këtij programi është mbrojtja e ekosistemeve natyrore të menaxhuara duke promovuar dhe zhvillimin ekonomik./PortaliDukagjini/PortaliAlarm/