# Tags
#Kosovë #Lajme

Policia në Vushtrri mban ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik

Policia në Vushtrri, në kuadër të masave dhe aktiviteteve parandaluese me synim vetëdijesimin, po mbajnë ligjërata me nxënës të shkollave fillore.

Qëllimi i këtyre ligjëratave siç thotë Policia është vetëdijesimi i nxënësve për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut rrugor.

 “Përmes ligjëratave dhe aktiviteteve plotësuese synohet të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e njohurive dhe rregullave elementare të sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

Policia tutje thekson se angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme gjatë tërë vitit shkollor./Express/Portali Alarm/