Prishtina Music Conference: një kapitull i ri për skenën e kulturës
Podcasti Suzanne që emetohet në T7 raporton për konferencën e madhe muzikore që do ta mbledh skenën muzikore.
Një platformë që bashkon artistë, kuratorë dhe profesionistë të industrisë muzikore nga Kosova, rajoni dhe Evropa, për me vendosë Prishtinën në qendër të hartës së re kulturore të kontinentit.
Në një dekadë kur Kosova po përjeton një shpërthim krijues po tërheq gjithnjë e ma shumë vëmendjen e skenës ndërkombëtare, Prishtina Music Conference (PMC) po tërheq vëmendjen pozitive e skenës lokale dhe rajonale dedikum artit dhe kulturës, shkruan Gazeta Express.
Prishtina Music Conference (PMC) qëndron si një nga nismat ma ambicioze që e artikulon ma s’mirti këtë energji. E konceptume nga Kushtrim Dushi, themelus i Rave Travel, PMC nuk osht thjesht veç edhe një konferencë, por një vizion afatgjatë për ndërtimin e një ekosistemi muzikor që lidh edukimin, krijimtarinë dhe industrinë kreative në një qark të vetëm kulturor. Dushi, që prej vitit 2014, ka qenë një ndër figurat ma këmbëngulëse në përpjekjen për m’i hapë horizonte të reja për të rinjtë në Kosovë, tu sjellë përvojën e festivaleve ndërkombëtare, ndërtu ura me rrjete të mëdha kulturore evropiane dhe duke promovu një kulturë shkëmbimi që lidhet me muzikën si formë njohjeje e Kosovën n’botë. Ajo që e veçon PMC për me promovu muzikën jo vetëm si industri, por si mjet emancipimi kulturor dhe qytetar, një frymë që ndjehet qartë edhe në projektet tjera të Kushtrimit me shoqni: nga RAVE Festival deri te vetë Prishtina Music Conference.
Edicioni i sivjetmë i konferencës zhvillohet nën temën “Kosovo: The New Capital of Culture”, duke reflektu realitetin e një skene që ka dalë jashtë kufijve lokalë dhe po gjen zâ në hartën kulturore evropiane. Programi përfshin diskutime mbi zhvillimin e industrisë muzikore, ndikimin e inteligjencës artificiale në krijim, dhe formatet e reja të festivaleve që po e riformësojnë mënyrën se si përjetohet muzika sot. Në mesin e folësve janë përfaqësues nga kompanitë dhe kolektivet si Resident Advisor, Dekmantel, Yoyaku, Phonica Records, Brunch Elektronik dhe Krankbrother, emra që përfaqësojnë disa prej skenave ma përparimtare të Evropës.
Dushi e përshkruan qëllimin e PMC si një përpjekje për “me forcu rolin e Kosovës si qendër bashkëkohore kulturore”, përmes rrjetizimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të skenës muzikore. Dhe kjo nuk osht thjesht retorikë: sipas Kushtrinit, “vit pas viti, Kosova ka parë rritje të cilësisë në prodhimin muzikor, rritje të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe krijimin e një brezi të ri artistësh që po ndërtojnë një identitet autentik”. Për Kushtrimin, ky zhvillim nuk osht rastësi, por “rezultat i një kulture që po mëson të shohë muzikën si profesion, ekonomi dhe formë diplomacie kulturore.”
Në një kohë kur algoritmet e platformave streaming shpesh vendosin çfarë dëgjojmë, Dushi beson se teknologjia duhet të shërbejë si mjet për ta çliruar muzikën, jo për ta uniformizua atë: “Algoritmi nuk po e shkatërron muzikën, por po e transformon mënyrën se si ajo përjetohet. Detyra jonë osht me përdorë për me rujt autenticitetin,” thotë ai.
Në thelb, Prishtina Music Conference osht ma shumë se një festival idesh: osht një akt kuratorial që përmbledh shpirtin e një gjenerate që nuk pranon më të jetë periferike, por kërkon me artikulou veten në qendër të skenës evropiane. Falë vizionit të Kushtrim Dushit dhe komunitetit që ka ndërtu përreth tij, Prishtina sot tingëllon si kurrë më parë./GazetaExpress/PortaliAlarm/
Lexoni më shumë për Prishtina Music Conference këtu:
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































