Të paktën 60 persona vriten nga sulmet izraelite në Gaza, përfshirë fëmijë
Sulmet izraelite gjatë natës në Gaza kanë vrarë të paktën 60 persona, përfshirë shumë fëmijë, thanë zyrtarë të spitaleve lokale.
Ngjarja ka ndodhur pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi ushtrinë të kryejë “sulme të fuqishme” mbi Gazën, duke akuzuar Hamasin se ka shkelur armëpushimin e brishtë. Hamas, në përgjigje, tha se do të vonojë dorëzimin e trupit të një pengu tjetër, raporton AP.
Spitali Al-Aqsa në qytetin qendror Deir al-Balah tha se të paktën 10 trupa, mes tyre tre gra dhe gjashtë fëmijë, mbërritën në spital gjatë natës, pas dy sulmeve ajrore izraelite atje. Në Gazën jugore, zyrtarë nga spitali Nasser në Khan Younis thanë se kanë pranuar 20 trupa pas pesë sulmeve ajrore në zonë, nga të cilët 13 ishin fëmijë dhe dy gra.
Në pjesën qendrore të Gazës, në spitalin Al-Awda janë pranuar 30 trupa, nga të cilët 14 ishin fëmijë.
Urdhri i Netanyahut për të nisur sulmet erdhi pasi një zyrtar izraelit tha se forcat e tyre ishin qëlluar në pjesë jugore të Gazës dhe pasi Hamasi dorëzoi pjesë trupash të hënën, që Izraeli tha se ishin mbetjet e pjesshme të një pengu të rikuperuar më herët gjatë luftës.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara, fillimisht, u përpoqën të minimizojnë përshkallëzimin e dhunës, me nënpresidentin amerikan, JD Vance, duke thënë se ai priste që “përplasjet” të qetësoheshin shpejt./rtk/Alarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































