# Tags
#Kosovë #Kosovë 1 #Lajme #Lajme 1

Vidhen stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro në Ferizaj

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij përmes derës së njërës dhomë, nga ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e krimteknikës rajonale, e cila ka kryer ekzaminimet, fotografimin dhe mbledhjen e dëshmive.

“Hetuesit rajonal lidhur me rastin kanë njoftuar Prokurorin kujdestar, i cili i ka autorizuar që ti ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin”, thotë Policia. /Klankosova.tv/Portali Alarm

Vidhen stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro në Ferizaj

Tërmet në Shqipëri