Zbulohet: 12 gjërat që nuk duhet t’i hidhni kurrë në tualet – përfshirë edhe… thonjtë!
Ekspertët po paralajmërojnë se shumë prej nesh po e përdorin tualetin si kazan plehrash – dhe kjo po shkakton bllokime gjigante nëpër kanalizime.
Sipas Rentokil Specialist Hygiene, vetëm tre gjëra lejohen të shkojnë poshtë: Urina, Fecesi dhe letra.
Çdo gjë tjetër, nga thonjtë e prerë e deri te peshqit e ngordhur, duhet hedhur në kosh.

Ja lista e disa prej gjërave më të çuditshme që njerëzit ende i shpëlajnë gabimisht:
Thonjtë e prerë – 35% e britanikëve i hedhin në WC
Letra kuzhine – 34%
Flokët e prera – 34%
Peshqit e ngordhur – 26%
Tamponët dhe shami të lagura – ende shumë të zakonshme
Zbulohet: 12 gjërat që nuk duhet t’i hidhni kurrë në tualet – përfshirë edhe… thonjtë!

Ekspertët po paralajmërojnë se shumë prej nesh po e përdorin tualetin si kazan plehrash – dhe kjo po shkakton bllokime gjigante nëpër kanalizime.
Sipas Rentokil Specialist Hygiene, vetëm tre gjëra lejohen të shkojnë poshtë: Urina, Fecesi dhe letra.
Çdo gjë tjetër, nga thonjtë e prerë e deri te peshqit e ngordhur, duhet hedhur në kosh.

Ja lista e disa prej gjërave më të çuditshme që njerëzit ende i shpëlajnë gabimisht:
Thonjtë e prerë – 35% e britanikëve i hedhin në WC
Letra kuzhine – 34%
Flokët e prera – 34%
Peshqit e ngordhur – 26%
Tamponët dhe shami të lagura – ende shumë të zakonshme

Ekspertët shpjegojnë se edhe sendet më të vogla, si thonjtë (që janë të fortë dhe shpërbëhen shumë ngadalë), kombinohen me plastika e yndyra duke krijuar “bomba” kanalizimesh.
Në fakt, vetëm pak javë më parë, Thames Water nxori një fatberg 100-tonësh (sa 8 autobusë të mëdhenj) nga një kanal në Feltham – një masë e neveritshme me yndyrë, letra të lagura dhe mbetje të tjera.
Kujdes edhe në kuzhinë: mos hidhni vaj, yndyrë, oriz, makarona, miell, kafe apo bojë në lavaman – janë armiku nr.1 i tubave.
Ekspertët paralajmërojnë se bllokimet nuk janë thjesht bezdi – ato mund të sjellin përmbytje me ujëra të zeza në rrugë dhe madje edhe brenda shtëpive. /GazetaExpress/Portali Alarm
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































