61 aksidente vetëm të mërkurën në Kosovë
Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë, u shënuan plot 61 aksidente.
Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, 23 prej aksidenteve ishin me të lënduar, derisa 38 të tjerë me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, përgjatë 24 orëve u shqiptuan 1799 gjoba trafiku.
Ndërkohë, organet e rendit në këtë vazhdë kohore arrestuan 15 persona, ku tetë prej tyre u dërguan në mbajtje./KlanKosove/PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































