Alban Hyseni hedh votën në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Gjilan
Nën shoqërim të bashkëshortes, kandidati i Vetëvendosjes për Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni, ka hedhur votën e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Hyseni ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime, duke thënë se “sapo përfundova një obligim qytetarë që na takon secilit prej nesh. Në këto gjysmë ore që shpenzojnë gjatë ditës së dielë do ta determinojnë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Prandaj besoj që është tejet e rëndësishme që të shfrytëzohet e drejta e votës, që të vendoset për bindjen tonë, të ardhmen tonë, dhe në këtë formë pra edhe të kemi një të ardhme më të ndritshme për gjithë ne”./PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































