February 10, 2026
# Tags
#Kosovë #Kosovë 1 #Lajme

Albin Kurti falënderon qytetarët: Tash do të qeverisim në shtatë komuna, më shumë se kurdoherë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për zgjedhjet e djeshme.

Ai ka thënë se Vetëvendosje do të qeverisë në shtatë komuna, më shumë se kurdoherë.

Postimi:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.

Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,

Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore.

Përzemërsisht,

Albin Kurti

Nacionale/Portali Alarm/

Albin Kurti falënderon qytetarët: Tash do të qeverisim në shtatë komuna, më shumë se kurdoherë

Harta e komunave: Kush ku fitoi?