# Tags
#Kosovë #Lajme

Albin Kurti: Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

Pas përfundimit të balotazhit të zgjedhjeve lokale, kryeministri Albin Kurti u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes, duke theksuar se edhe pse kundërshtarët u bashkuan kundër tyre, lëvizja arriti të zgjerojë qeverisjen në shtatë komuna.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.

Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,

Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore.

Përzemërsisht,

Albin Kurti

/PortaliAlarm/

Albin Kurti: Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

I mituri kapet duke vozitur pa leje