Arian Tahiri pas humbjes në Mitrovicë: “Rezultati është vullnet i qytetarëve, urime kundërkandidatit për fitoren”
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka reaguar pas humbjes në balotazhin e djeshëm ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci. Në një postim në Facebook, Tahiri falënderoi qytetarët për përkrahjen, theksoi se rezultati është shprehje e vullnetit të tyre dhe e uroi kundërkandidatin për fitoren, duke shtuar se do të vazhdojë të jetë në shërbim të Mitrovicës me “ndershmëri dhe përkushtim”.
Postimi i plotë:
Qytetarë të Mitrovicës,
Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.
Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim.
Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën.
Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë.
Faleminderit! ![]()
/PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































