# Tags
#Kosovë #Lajme #Sport

Arijon Ibrahimovic nuk vjen në nëntor te Kosova, merr ftesë nga Gjermania

Sulmuesi Arijon Ibrahimovic që pritej të ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës për muajin nëntor, ka marrë ftesë nga Gjermania U21.

Anësori i Heidenheim po shkëlqen në Bundesliga pavarësisht rezultateve të dobëta të klubit gjerman, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm këtë edicion aktualisht.

Edhe pse u raportua vazhdimisht se Ibrahimovic më në fund i ka thënë “Po” Kosovës, duket se një situatë e tillë nuk është e vërtetë.

Gjermania U21 ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet e nëntorit, ku është përzgjedhur edhe vetë lojtari nga Prizreni.

Përndryshe, Gjermania U21 këtë herë nuk e ka ftuar fare anësorin e Brightonit Brajan Gruda.

Kujtojmë, Kosova do ta bëjë pas pak ore listën e të ftuarve të Franco Fodas për dy ndeshjet e nëntorit./Telegrafi/PortaliAlarm/.

Arijon Ibrahimovic nuk vjen në nëntor te Kosova, merr ftesë nga Gjermania

Sasia e ujit që duhet të pini,