# Tags
#Kosovë #Lajme

Arrestohet një shtetas i huaj në Lipjan dyshohet për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”

Një shtetas i huaj është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 nëntor në Lipjan. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës.

“Një i dyshuar, shtetas i huaj është arrestuar për shkak se dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./PortaliAlarm/.