# Tags
#Kosovë #Lajme

Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Gjilan

Një rast i zhdukjes së një vajze është raportuar të martën në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se rastin tek organet e rendit e ka paraqitur babai i vajzës së zhdukur, transmeton Klankosova.tv.

Derisa ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, megjithatë, hetimet po vazhdojnë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, ka njoftuar PK./KlanKosova/PortaliAlarm/.