# Tags
#Kosovë #Kosovë 1 #Kosovë 2 #Lajme

Cakolli: Një legjislaturë që e ka mbyllur mandatin s’mund të marrë vendime për një legjislaturë që e merr mandatin pas disa ditësh

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se seanca jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës e thirrur për 27 nëntor, është paligjshme dhe në kundërshtim me parimet demokratike sikur ajo fundit e thirrur në Kuvendin e Kosovës për buxhetin.

Madje thotë se në disa pika kjo seancë e thirrur për 27 nëntor është edhe më paligjshme.

“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e thirrur për 27 nëntor, është po aq – e në disa aspekte edhe më – e paligjshme dhe në kundërshtim me parimet demokratike sa ishte edhe ajo e fundit e thirrur në Kuvendin e Kosovës, ku parashihej votimi i buxheteve dhe pikave tjera”.

“Institucionet pa legjitimitet të plotë dhe pa e ndjekur rendin logjik te gjërave nuk mund të marrin vendime që prodhojnë pasoja, detyrime financiare apo politike për institucionet pasardhëse. E për më keq, nuk ka asnjë sens logjik, e lëre më ligjor, që një legjislaturë që realisht e ka mbyllur mandatin e saj, të marrë vendime për një legjislaturë që e merr mandatin pas disa ditësh. Rolet dhe qëndrimet politike mund të ndryshojnë, por parimet jo”, ka thënë Cakolli, transmeton Gazeta Express.

Prishtina ka mbetur pa transport publik, teksa Komuna e Prishtinës akuzon Qeverinë në detyrë për bllokim të mjeteve vetanake. /Gazeta Express/PortalAlarm/.