Doktori i njohur i bashkohet PDK-së, Hamza: Adriatik Berisha është profesionist i jashtëzakonshme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka prezantuar aderimin më të ri në parti.
Ai ka bërë me dije se nga sot PDK-së i është bashkuar mjeku Adriatik Berisha.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare.
“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”, ka shkruar Hamza./Nacionale/Portali Alarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































