Drita afër fazës së eliminimit direkt në Conference League
Drita e Gjilanit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme mbrëmë, duke mundur Shkëndijën e Tetovës me rezultat 1-0.
Goli i vetëm u shënua nga Arbër Manaj, i cili vendosi ndeshjen me një goditje të saktë në pjesën e parë.
Me këtë triumf, kampionët e Kosovës ngrihen në vendin e 8-të të tabelës me 8 pikë, duke u afruar ndjeshëm kalimit në fazen e eliminimit direkt të UEFA Conference League.
Drita tashmë është brenda zonës që siguron avancimin më tej, ndërsa mbetet të konfirmojë pozitën në ndeshjet e ardhshme. /Klankosova.tv/PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































